Viola vështirë se do ta mbajë Melon

dardanmiftari | Friday, June 26, 2009 | 0 Komente

Njeriu i transfereve, Claudio Pasqualin, thotë se Fiorentina e ka shumë të vështirë ta mbajë mesfushorin Felipe Melo, përkundër se drejtuesit e Violas vazhdimisht pohojnë se nuk do ta shesin brazilianin.
Për shërbimet e Melos janë të interesuara shumë skuadra të mëdha, siç janë Milan, Inter, Arsenal, Liverpool dhe Real Madrid. “Mendoj se është shumë punë e vështirë për Fiorentinën që t’i mbajë të gjithë lojtarët e mirë që ka, sidomos Felipe Melon, për të cilin ka shumë presion nga disa skuadra shumë të rëndësishme”, ka thënë Pasqualin për “Lady Radio”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...