Vucinic vazhdon me Romën deri në vitin 2013

dardanmiftari | Monday, June 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi malazias Mirko Vucinic ka vazhduar marrëveshjen e tij me Romën deri në vitin 2013, pasi sot nënshkroi kontratë të re katërvjeçare.
Ish-sulmuesi i Lecces është ylli i fundit i cili nënshkruan marrëveshje të re me Romën, pasi këtë më herët e bënë edhe Alberto Aquillani dhe Juan. Me marrëveshjen e re, Vucinic do ta vazhdojë marrëveshjen edhe për dy vite tjera dhe do të ketë kushte më të mira financiare. “Roma dhe Mirko Vucinic kanë arritur pajtueshmëri për të vazhduar marrëveshjen deri në qershor të vitit 2013. Lojtari do të fitojë 3.3 milionë euro në zezonin 2008/09, 4 milionë në sezonin 2009/2010, 4.2 në 2010/11, 4.5 në 2011/12 dhe 4/7 euro në sezonin e fundit të tij, 2012/13”, ka shkruar klubi romak në faqen e vet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...