West Ham dëshiron ta huazojë Balotellin
Skuadra e West Ham Unitedit dëshiron ta sjellë në Ligën Premier sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në formë huazimi.
Tablodi britanik “The Daily Mirror” njofton se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, kishte dashur ta transferonte Balotellin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo kishte dështuar. Ndërsa tani skuadra angleze ka rishfaqur interesimin për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë te skuadra e Interit.
Category: Futboll
0 Komente