West Ham përcjell Balotellin

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

West Ham United është në mesin e klubeve të Premier League që monitoron situatën e sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.
18-vjeçari i lindur në Palermo nga imigrantë të ardhur nga Gana, vazhdimisht po ofendohet dhe së fundi është gjuajtur me banane nga një grup i vogël i tifozëve të Romës gjatë vikendit.Kjo dhe pamundësia për të siguruar vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, mund të nxisë Balotellin të largohet nga kampioni i Italisë, qoftë në formë huazimi të përkohshëm ose marrëveshje të përhershme.Edhe vetë italiani gjatë muajit të kaluar shprehu interesimin për t’iu bashkuar West Hamit, ku do të mund të luante nën urdhrat e italianit tjetër Gianfranco Zola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...