Wimbledon: Safina me vështirësi në gjysmëfinale

dardanmiftari | Monday, June 29, 2009 | 0 Komente

Numri një i botës, Dinara Safina, është kualifikuar për në çerekfinale të Wimbledonit, megjithëse mposhti me ca vështirësi ish-kampionen Amelie Mauresmo.
Rusja u rikthye nga një set disavantazh, për të fituar dy setet e radhës ndaj francezes (4-6, 6-3, 6-4). Safina do të takohet me gjermanen Sabine Lisicki, që mposhti danezen Caroline Wozniacki (6-4, 6-4). Edhe rusja tjetër, kampionia olimpike Elena Dementieva po ashtu ka siguruar vend për në çerekfinale, duke mposhtur bashkëvendësen Elena Vesnina në dy sete (6-1, 6-3). Ajo do të takohet me italianen Francesca Schiavone, e cila mposhti francezen Virginie Razzano (6-2, 7-6).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...