Agjenti i Eto’o: Jam optimist se do të arrijmë marrëveshje me Interin

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 1 Komente

Jose Maria Mesalles, agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o, thotë se gjatë ditës së sotme, negociatat me Interin kanë qenë në një fazë të përparuar dhe është optimist për arritjen e qëllimit.
“Negociatat janë në një fazë të përparuar, sot jemi një hap më përpara në krahasim me dje. Por ende nuk kemi nënshkruar asgjë, kemi nevojë edhe pak për të pushuar, nesër sërish do të vazhdojmë të negociojmë”, ka thënë agjenti.“Situata nuk është e lehtë dhe kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të gjitha palët e involvuara. Nga mbrëmë deri sot, situata do të ndryshojë shumë. Eto’o me padurim e pret rezultatin përfundimtar, ai dëshiron të jetë pjesë e Interit dhe kjo është shumë e qartë”.“Nuk presim nesër të nënshkruhet marrëveshja. Por me pak punë, deri në fund të javës është e mundur të arrihet. Nuk do të jap përqindje, por jam optimist se do të arrijmë marrëveshje”, ka shtuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. kjo pune osht e kryme etoo po ka nenshkru per interin

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...