Ancelotti: Beckham teknikisht më i mirë se Kaka

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.
“Beckham është një lojtar i shkëlqyeshëm, por jo i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ai më bëri për vete me qëndrimin dhe karakterin e tij. Në fushë ai i sheh gjërat shumë para lojtarëve të tjerë dhe vizioni i tij i lojës është shumë përtej kohës kur ai luante me Manchester United”, ka thënë Ancelotti.“Ai nuk duhet t’ia ketë lakmi askujt, as edhe një lojtari si Kaka në pozitën e tij. Ai është më i ngadaltë, por më i fuqishëm se Kaka si taktikisht ashtu edhe teknikisht”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...