Benayoun zgjat edhe dy vite kontratën
Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht se anësori Yossi Benayoun i është përkushtuar skuadrës së kuqe duke vazhduar edhe dy vite kontratën e tij aktuale.
Me vazhdimin e kontratës, izraeliti i është bashkëngjitur veprimeve të Steven Gerrard, Daniel Agger, Dirk Kuyt dhe Fernando Torres “Jam shumë i lumtur që kemi arritur një marrëveshje. Kuptohet, të jesh në një skuadër të këtillë është realizimi i një ëndrre dhe unë dëshiroj të vazhdoj të luaj këtu”, ka thënë Benayoun për faqen zyrtare të Redsave.
Category: Futboll
0 Komente