BWM largohet nga Formula 1

dardanmiftari | Wednesday, July 29, 2009 | 0 Komente

BMW ka tronditur garën e Formula 1, pasi ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e kësaj gare në sezonin e ardhshëm.
Gjiganti gjerman i veturave ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga gara e Formula 1 në fund të sezonit, por nuk do të heqë dorë nga sportet tjera motorike. “BMW Group nuk do të vazhdojë me kampanjën e Formula 1 pas fundit të sezonit 2009. Sigurisht, ky ishte një vendim i vështirë për ne, por është një hap i patundshëm në strategjinë tonë për rindërtimin e kompanisë”, ka thënë kryetari i bordit menaxhues të BMW, Dr Norbert Reithofer. “Ne vazhdimisht po i rishikojmë të gjitha projektet dhe iniciativat për t’i kontrolluar për zbatim dhe mbështetje. Kampanja jonë në F1 në këtë aspekt është më pak promovuese për ne”, ka shtuar Reithofer, i cili ka theksuar se ‘BMW do të vazhdojë të jetë e përfshirë aktivisht në garat tjera të sporteve motorike’. BWM do të bëhet kështu prodhuesi i dytë i madh në nëntë muaj që largohet nga kjo garë, pasi edhe Honda morri të njëjtin vendim vitin e kaluar. Ka frikë se edhe Toyota mund të marrë të njëjtin hap në disa javët në vazhdim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...