City i bindur se do të nënshkruajë me Terryn

dardanmiftari | Saturday, July 11, 2009 | 0 Komente

Sipas The Times, Manchester City beson se marrëveshja prej 35 milionë futesh për transferimin e Johm Terryt nga Chelsea mund të arrihet para të mërkurës, kur ekipi udhëton në Afrikën e Jugut për një turne para-sezonal.
Kapiteni i Chelseat është i bindur se klubi nuk është në gjendje të tërheqë një top lojtar gjatë kësaj vere, pas disa përpjekjesh të dështuara, dhe është duke kërkuar ngritje të pagës për rreth 20 mijë funte në javë, për ta çuar atë në 150 mijë në javë, një shumë sa ai mund ta fitojë edhe në City.Chelsea po ashtu dëshiron të zgjidhë problemin sa më shpejtë që është e mundur për të shmangur problemet para fillimit të turneut para-sezonal. Blutë do të udhëtojnë në SHBA të enjten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...