City tash kërkon kapitenin e Barcelonës

dardanmiftari | Monday, July 06, 2009 | 0 Komente

Klubi i Premier Leage, Manchester City, duket se ka vendosur të provojë të mbledhë të gjithë yjet në ekip, pasi raportohet se tash kërkon kapitenin e Barcelonës, Carlos Puyol.
The Sun shkruan se City do të dërgojë ofertë për spanjollin nëse Chelsea do të vazhdojë të rezistojë në përpjekjet e këtij klubi për të marrë shërbimet e John Terryt.City dëshiron të marrë Terryn, por mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Puyol, 31-vjeçar, shihet si një alternativë nëse ata dështojnë të transferojnë cakun e parë.Barcelona është duke bërë edhe një ‘betejë’ tjetër me Cityn, për të mbajtur ose shitur sulmuesin Samuel Eto'o, por në rastin e Puyol, largimi i tij kurrë nuk ka qenë opsion për klubin spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...