Eto’o: Interi do të fitojë gjithçka me Militon dhe mua

dardanmiftari | Tuesday, July 28, 2009 | 0 Komente

Pas shkuarjes tek Interi, Samuel Eto’o ka refuzuar të krahazohet me Zlatan Ibrahimovicin, vendin e të cilit e ka zënë në Giuseppe Meazza.
“Nuk ndjehem inferior ndaj Ibrahimovicit. Unë jam Samuel Eto’o dhe nuk mund të krahasohem me askënd”, ka thënë kamerunasi për “Gazzetta dello Sport”, i cili pastaj e ka lëvduar sulmuesin argjentinas, Diego Milito. “Milito është një futbollist i shkëlqyer dhe asnjëherë nuk është vështirë të krijosh marrëdhënie të mira me të shkëlqyerit”. “Unë jam këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe e di se sa shumë rëndësi ka ky trofe për Nerazzurët”, ka shtuar ish-sulmuesi i Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...