Ferguson i kënaqur me debutimin e Owen
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është shprehur i kënaqur me debutimin e transferit të ri Michael Owen, i cili shënoi golin e fitores kundër një formacioni të Malajzisë në Kuala Lumpur.
Djajtë e Kuq dolën fitues me rezultat prej 3-2 në ndeshjen miqësore, ndërsa goli i tretë u shënua pikërisht nga Owen gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja. Ndërsa dy golat tjerë të United i shënuan Rooney dhe Nani. “Ai dallon nga lojtarët tanë tjerë, ai vazhdimisht kërkon hapësirë dhe është gjithmonë në afërsi të gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Ai reagoi shumë mirë për golin e tij”, tha Ferguson për MUTV.
Category: Futboll
0 Komente