Juve i ofron rol teknik Nedvedit
Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit çek Pavel Nedved një rol teknik në krah të trajnerit Ciro Ferrara.
Presidenti i biankonerëve Giovanni Cobolli Gigli shpreson që Pavel Nedved do të rikthehet në klub në rolin teknik, derisa mesfushori ka vendosur të pensionohet.“Kam folur me Nedved shumë herë. Ai e di se dyert në Juventus janë të hapura për të. Ne i kemi lënë raportet e mira pas ndeshjes me Lazion”, ka thënë presidenti i Juves, Coboli Gigli.Së fundi u raportua se Interi i kishte ofruar lojtarit marrëveshje dyvjeçare, por duket Nedved më shumë do të preferojë stolin teknik te Juventusi.
Category: Futboll
0 Komente