Liverpooli pranon ofertën e Napolit për Dossenën

dardanmiftari | Tuesday, July 28, 2009 | 0 Komente

Agjenti i lojtarit të Liverpoolit, Andrea Dossena, Roberto Laflorio, thotë se klubi anglez ka pranuar ofertën e Napolit dhe tash në pyetje janë vetëm disa ditë kur lojtari do të rikthehet në Itali.
Aventura njëvjeçare e Andrea Dossena në Angli është para fundit, pasi Liverpooli raportohet se e ka pranuar ofertën e Napolit për shërbimet e mbrojtësit të majtë.“Liverpooli ka pranuar ofertën e Napolit. Tash janë në pyetje vetëm disa ditë. Klubet tashmë janë marrë vesh, Liverpooli e ka pranuar ofertën e Napolit, por unë nuk di asgjë më shumë”, ka thënë Roberto Laflorio.“Sa i takon Andrea, nuk ka kurrfarë problemesh, do të jenë në pyetje vetëm ditët. Presim ftesën e Napolit për t’i definuar detajet”, ka shtuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...