Lyoni kthehet kah Martins

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Olympique Lyon raportohet se ka në planë të bëjë ofertë për sulmuesin e Newcastle United, Obafemi Martins.
News of the World shkruan se Lyon e sheh sulmuesin nigerian si zëvendësim të përkryer për të larguarin Karim Benzema, i cili u transferua në Real Madrid për një shumë prej 35 milionë funtesh. Edhe pse Martins ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në klub, pavarësisht rënies nga Liga Premier, ekipi anglez pritet ta shesë dhe të përfitojë materialisht nga largimi i Martins. Për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Bundesligës, Wolfsburg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...