Malouda nënshkruan kontratë të re me Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Florent Malouda Chelsea Chelsea ka konfirmuar se mesfushori Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Blutë.
“Klubi i Chelseat konfirmon se Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare, në bazë të marrëveshjes së arritur më herët. Lojtari, i cili ka edhe një vit në kontratën e mëparshme, tash e ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj klubit deri në vitin 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat. Ndërkohë, Malouda ka thënë: “Arritëm marrëveshje gjatë kohës kur isha në pushime dhe tash kur u ktheva, vetëm i nënshkrova dokumentet. Jam vërtet i lumtur, sepse kjo e dëshmon besimin e ndërsjellë ndërmjet skuadrës dhe mua, ndërsa për mua ky është fillimi i një tregimi tjetër”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...