Martins drejt Wolfsburgut

dardanmiftari | Thursday, July 30, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Newcastle United, Obafemi Martins, pritet të largohet nga ekipi anglez për të kaluar në radhët e kampionit të Bundesligës, Wolfsburg.

Nigeriani tashmë ka zbuluar dëshirën e tij për të kaluar në radhët e Wolfsburgut në disa javët në vazhdim.

Dhe sipas “The Sun”, Martins, nuk ishte në mesin e zëvendësuesve në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Leeds United, duke nxitur edhe më tej spekulimet se ai mund të kalojë në kampionatin gjerman.

Newcastle pritet të fitojë rreth 7.5 milionë euro nga shitja e sulmuesit, ndërsa përcaktimi i kushteve personale dhe testeve mjekësore pritet të realizohen gjatë javës së ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...