Milan barazon me Los Angeles Galaxy

dardanmiftari | Monday, July 20, 2009 | 0 Komente

Thiago Silva dhe Filippo Inzaghi kanë gjetur rrjetën nga një herë derisa Milani ka barazuar 2-2 në takimin miqësor para-sezonal me ekipin amerikan Los Angeles Galaxy.
Rosonerët kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e të riut Silva dhe veteranit Inzaghi, por amerikanët shënuan dy herë tjera për të barazuar rezultatin.Alan Gordon dhe Bran Jordan që të dy shënuan për Los Angeles Galaxy, edhe pse vëmendja ishte në lojtarin e rikthyer te Galaxy, David Beckham, i cili fishkëllehej nga publiku. Por pasi asistoi në golin e barazimit, anglezi vendosi gishtin në buzë, duke kërkuar heshtje nga turma vendase. Beckham gjysmën e sezonit të kaluar e kaloi si i huazuar pikërisht te kundërshtari i ndeshjes së fundit, Milani, ndërsa ka shprehur dëshirë të rikthehet edhe këtë sezon në Evropë, me qëllim të sigurojë vend në kombëtaren angleze për Botërorin 2010.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...