Mourinho: Nuk kam frikë nga askush

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Jose Mourinho është rikthyer në përgatitje për sezoni i ri, por duket se është po ai i vjetri, duke lëshuar fjalë për Milanin, Juventusin, Real Madridin si dhe menaxherin e ri të Chelseat, Carlo Ancelottin.
“Nuk kam asgjë për të thënë për Realin. Ne mund të mos luajmë kurrë me ta këtë sezon. Nuk kam frikë nga ta. Nuk kam frikë as nga ekipet italiane. Ajo çfarë po bëjnë ata është normale. Secili dëshiron të përmirësohet dhe kjo është e dukshme”, ka thënë Mourinho. Mourinho po ashtu i ka përshkruar disa pyetje të gazetarëve si homoseksuale. “Pyetjet tuaja më duken gej”, është përgjigjur Mourinho kur është pyetur dy herë se çfarë lloj mbrojtësi dëshiron. I pyetur nëse trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, do t’ia dalë në ish-klubin e tij, portugezi ka qenë i shpejtë, “Ancelotti nuk është shoku im”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...