Nani shpreson të shënojë gola për United

dardanmiftari | Tuesday, July 21, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester United, Nani, ishte i lumtur që shënoi gol në takimin e parë para-sezonal përballë Malajzisë.
“Jam i kënaqur dhe shpresoj se do të shënoj shumë më shumë. Mendoj se këtë sezon mund t’ia dal më mirë se në dy sezonet e fundit. Po punoj shumë në këtë drejtim”, ka thënë Nani për Man United TV. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam mundësi të shënoj më shumë gola. E di se nëse punoj më shumë çdo ditë dhe çdo ndeshje, mund t’ia dal edhe më mirë, dhe vërtet shpresoj se do të shënoj më shumë gola këtë sezon”, ka shtuar më tej mesfushori portugez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...