Pirlo preferon Atletico Madridin

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, raportohet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të ekipit se ai preferon të transferohet në Atletico Madrid më shumë se në Chelsea.
Pirlo është një prej lojtarëve më të përfolur për largim në radhët e rosonerëve dhe vazhdimisht është lidhur me ribashkim me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti te Chelsea. Por, sipas Marca, Pirlo do të preferonte më shumë një kalim në Atletico Madrid dhe arsyeja është fare e thjeshtë: ai beson se kualitetet e tij përshtaten më shumë në futbollin spanjoll. Po ashtu raportohet se drejt transferimit në kryeqytetin spanjoll lojtarin e nxit edhe dëshira e familjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...