Ronaldinho: Largimi i Kaka nuk ndryshon asgjë për mua
Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka thënë se pavarësisht largimit të Kaka, kjo nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin e tij ndaj ekipit italian.
Me Kakan të larguar drejt Real Madridit pas gjashtë vitesh të kaluara në Milan, Ronaldinho sigurisht se do të fitojë më shumë kohë për paraqitje dhe rol më të rëndësishëm se në sezonin e kaluar. “Largimi i Kaka nuk më preokupon mua drejtpërdrejtë. Ai nuk është më me ne, por përgjegjësitë e mia nuk ndryshojnë, mbeten të njëjta”, ka thënë Ronaldinho për Il Corriere dello Sport. “Objektiv i imi me Milanin është të fitoj. Ne duam Ligën e Kampionëve. Nëse kam një sezon të shkëlqyeshëm, po ashtu do të rikthej vendim tim në kombëtare dhe do të jem protagonist në Kupën Botërore”, ka shtuar braziliani.
Category: Futboll
0 Komente