Ronaldo operon dorën

dardanmiftari | Thursday, July 30, 2009 | 0 Komente

Fenomeni brazilian Ronaldo i është nënshtruar sërish operacionit, por këtë radhë për trajtimin e frakturës së dorës.
Sipas “Il Corriere Dello Sport”, ish-sulmuesi i Cruzeiro, PSV, Barcelona, Real Madrid dhe Milan, i cili aktualisht vesh fanellën e Corinthians- në ndeshjen e vikendit të kaluar kundër Palmeiras kishte pësuar dy thyerje në dorën e majtë, prandaj të enjten është dashur t’i nënshtrohet operacionit. Sipas njoftimeve të para, Ronaldo do të mungojë pesë javë, të cilat i nevojiten për shërimin e dorës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...