Terry nuk do të largohet kurrë nga Chelsea
Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se John Terry do të mbetet në Chelsea dhe se kapiteni nuk është në shitje për kurrfarë çmimi.
Në disa ditët e fundit vazhdimisht po shkruhet për një ofertë astronomike të Manchester Cityt për kapitenin e bluve. Chelsea ka refuzuar tashmë dy oferta, por spekulohet se City do të provojë shansin për të marrë Terryn edhe njëherë duke ofruar 45 milionë funte.“John Terry është simbol i ekipit. Ai do të jetë kapiten në sezonin e ardhshëm. Ai ka thënë se dëshiron të mbetet këtu përgjithmonë dhe ne duam ta mbajmë atë përgjithmonë”, ka thënë Ancelotti.“City interesohet për Terryn, por nuk ka çmim me të cilin do ta shesim. Terry do të jetë gjithmonë në Chelsea”, ka shtuar italiani.
Category: Futboll
0 Komente