Tirana eliminohet nga Liga e Kampionëve

dardanmiftari | Wednesday, July 22, 2009 | 0 Komente

Pontus Segerstroem (Stabaek) Kampioni i Shqipërisë, Tirana, është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligë së Kampionëve, pasi që në ndeshjen kthyese është mposhtur nga ekipi norvegjez, Stabaek.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Telenor Arena të Oslos, ndërmjet Stabaekut dhe Tiranës, përfundoi me fitoren prej 4-0 të skuadrës vendase. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Qemal Stafa” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, dhe kështu Tirana u përshëndet me garat evropiane për këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...