Valdano: Do të kërkojë kohë stabilizimi i ekipit

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të jetë dështim nëse Reali nuk arrin në finalen e Ligës së Kampionëve që sezonin e ardhshëm zhvillohet në Santiago Bernabeu.
“Nuk do të jetë dështim nëse nuk do të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve. Jam i vetëdijshëm se sa kohë do të marrë për të krijuar një ekip harmonik, kur të jemi një ekip i vërtet”, ka thënë Valdano.“Të blejmë dhe të shesim është gjë shumë e komplikuar për momentin. Kemi ardhur me shumë vendosmëri dhe kemi qenë në gjendje të blejmë lojtarë shumë të rëndësishëm. Por gjëja më e pakënaqshme është të shesim lojtarët të cilët ëndërrojnë të vazhdojnë në Real Madrid”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...