Van Gaal i hapur për largimin e Ribery

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Franck Ribery ka thënë publikisht se dëshiron të transferohet te Real Madridi, ndërsa trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, nuk e mohon mundësinë që francezi të largohet nga Allianz Arena.
I pyetur për mundësinë e kalimit të anësorit francez në Stantiago Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se për marrjen e një vendimi të tillë ndikojnë shumë faktorë. “Ka shumë faktorë që luajnë rol, duke filluar nga paratë. Ai nuk është i rehatshëm sepse spekulimet ndikojnë tek ai. Kemi folur për këtë gjë”. “Thashethemet nuk i bëjnë mirë Franckut, nuk i bëjnë mirë Bayernit dhe nuk më bëjnë mirë mua”, është shprehur Van Gaal për “Bild Am Sonntag”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...