Zeniti kërkon Mancinin

dardanmiftari | Wednesday, July 29, 2009 | 0 Komente

Sportmediaset.it njofton se ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në bisedime për të marrë timonin e Zenit St. Petersburgut.
Trajneri aktual i Zenitit, Dick Advocaat, ka vendosur të braktisë skuadrën ruse për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Belgjikës, kështu që nga dhjetori Mancini mund t’ia fillojë punës me skuadrën e re. Është spekuluar se ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, mund ta marrë drejtimin e Zenitit, mirëpo ai e ka refuzuar këtë post. Kështu tani thuhet se mesfushori i dikurshëm i Sampdorias dhe Lazios mund ta marrë drejtimin e skuadrës Zenit St. Petersburg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...