Zyrtare: Lucio nënshkruan me Interin

dardanmiftari | Monday, July 20, 2009 | 0 Komente

Interi, ka pohuar se mbrojtësi brazilian Lucio ka kompletuar transferimin e tij dhe ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me kampionin e Serie A.
Bayerni që në javën e kaluar pohoi se Lucio do të transferohet në Giuseppe Meazza pasi kishte arritur marrëveshje me nerazurët për shumën e dëmshpërblimit. Braziliani të shtunën arriti në Milano dhe pasi tejkaloi testet mjekësore nënshkroi marrëveshje trevjeçare për të kompletuar kështu transferimin. “Interi është i kënaqur që mund t’ju bëjë të ditur se Lucio i është bashkuar klubit nga Bayern Munichu dhe ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar marrëveshje e cila e lidh atë me klubin deri në 30 qershor të vitit 2012”, thuhet në deklaratën e Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...