Arsenali dëshiron ta sigurojë Wengerin deri në 2015
Sipas mediave angleze, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë menaxherit francez Arsene Wenger kontratë të re.
News of the World shkruan se kontrata aktuale e Wenger nuk skadon deri në verën e vitit 2011, dhe francezi zakonisht pret deri në vitin e fundit të marrëveshjes para se të rinegociojë. Por bordi i topçinjve është i bashkuar në idenë ta shohin menaxherin e tyre, i cili mbush 60 vite në muajin tetor, duke zotuar qëndrimin e tij me klubin deri në mes të dekadës së ardhshme. Dhe kjo do të thotë se ai do mund të lidhej me klubin për jetë.
Category: Futboll

















0 Komente