Barça fiton Super-kupën e Spanjës
Futbollistët e Barcelonës kanë fituar trofeun e parë këtë sezon - Super-kupën e Spanjës. Në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, Barcelona ka demoluar Athletic Bilbao me rezultat 3:0.
Me një fitore prej 2:1 nga ndeshja e parë, Barça e filloi ndeshjen e relaksuar, ndërsa tifozët e saj është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golat – dy të shënuar nga Lionel Messi (50’, 68’ – pen.) dhe golin e tretë të shënuar nga Bojan Krkic (72).
Barcelona kështu është barazuar me Real Madridin, sa i përket titujve të fituar të Super-kupës së Spanjës. Barça dhe Madrilienët kanë nga 8 tituj të Super-kupës, e cila ka filluar të luhet që nga viti 1982.
Përforcimi i ri Barcelonës Zlatan Ibrahimovic, kundër Athletic Bilbao luajti ndeshjen e dytë në fanellën e blaugranëve, mirëpo përkundër faktit se luajti deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Krkic, as kësaj radhe nuk u shënua në listën e golashënuesve.
Category: Futboll

















0 Komente