Buffon: Ronaldo më i mirë se Ibra
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, beson se sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo, është një lojtar shumë më i mirë se sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.
Buffon, i cili ishte pyetur të emërtojë lojtarin më të mirë me të cilin ai është përballur ndonjëherë në karrierën e tij, ka zgjedhur Ronaldon para ish-bashkëlojtarit të tij.
“Ibrahimovic? Bah, Ronaldo ka fituar dy Kupa Botërore dhe ka qenë golashënuesi më i mirë gjatë tre Kupave. Ronaldo ishte mësuar të fitonte ndeshjet vet, edhe ato të vështirat edhe ato të lehtat. Ronaldo i vërtet gjithmonë ka qenë kampion për mua”, ka thënë Buffon.
“Ai gjithmonë do të mbahet mend në mesin e më të mirëve, por ai ka mundur të jetë edhe më i mirë se çdokush, përfshirë Pelen dhe Maradonnën”, ka shtuar italiani.
Buffon këtë vikend do të ketë përballë një sulmues shqiptar, është fjala për Erjon Bogdanin, ekipi i të cilit, Chievo, do të përballet me Juventusin në javën e parë të sezonit të ri të Serie A.
Category: Futboll

















0 Komente