Cech: Sulmi i Chelseat tmerron të gjithë kundërshtarët

dardanmiftari | Friday, August 07, 2009 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se në ballë të dyshes Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, të gjitha ekipet evropiane dridhen.
“Kemi në ballë dy sulmues të cilët do të shqetësojnë secilin në Premier League dhe në Evropë. Njëri është ish-golashënuesi më i mirë në ligë dhe tjetri është golashënuesi i fundit më i mirë dhe nëse llogaritni golat e tyre së bashku, është forcë e shkëlqyeshme sulmuese”, ka thënë Cech. “Sezoni është i gjatë dhe do kemi nevojë secili të shënojmë, por nëse ata shënojnë në çdo ndeshje, do të ishte mrekulli për ne. Është një kombinim perfekt. Mund të shihni se ata luajnë dhe bashkëpunojnë mirë së bashku”, ka shtuar çeku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...