Derbi i dytë i takon Interit

dardanmiftari | Friday, August 14, 2009 | 1 Komente

SuperMario Balotelli Ndeshja e dytë e vlefshme për Trofeo Tim, e zhvilluar ndërmjet rivalëve të qytetit Milano, Milan dhe Inter, ka përfunduar me fitoren e lojtarëve me fanellat zikaltër.
Nerazzurët kanë mposhtur Rossonerët me rezultat minimal prej 1-0, në ndeshjen e dytë të Trofeo Tim. Golashënues i vetëm në këtë përballje 45-minutëshe, ishte sulmuesi i Interit, Mario Balotelli (24’). Tani kreu i takon Interit me katër pikë, dhe për të shikuar se kush do të shpallet fitues i këtij trofeu duhet të presim të zhvillohen edhe 45 minutat ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Bianconerët nuk guxojnë ta humbin këtë ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. pse nuk po jpni me lajme sporti ????
    per sportisot

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...