Dy barazime në Bundesliga
Skuadra e Bochumit është rikthyer në pjesën e dytë të takimit për të barazuar kundër Borussia Monchengladbachut, ndërkohë që Hamburgu është dashur të pajtohet me rezultat të barabartë përballë Freiburgut.
Ndeshja e zhvilluar të dielën ndërmjet Bochumit dhe Monchengladbachut në stadiumin RewirPower, ka përfunduar me rezultat prej 3-3. Monchengladbachu avancoi me rezultat prej 3-0 në pjesën e parë të takimit, mirëpo vendasit u kthyen në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin duke nxjerrë një pikë nga kjo përballje. Hamburgu nuk e ka filluar me fitore sezonin e ri në Bundesliga, por është dashur të pajtohet me një barazim prej 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në Badenova kundër Freiburgut.
Category: Futboll