Ferrara: Juventusit i duhej humbja nga Villarreali

dardanmiftari | Saturday, August 08, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se ‘dajaku’ që hëngrën nga Villarreali është vetëm një këndellje e nevojshme për ekipin e tij.
Juve u mposht me rezultat 4-1 nga kundërshtari spanjoll, dhe Ferrara s’ka si të jetë i kënaqur me një humbje kaq të thellë.“Ne ishim mbushur me lëvdata dhe ia kemi dalë mirë deri tash, por kjo shuplakë në fytyrë do të na bëjë neve mirë për të rikthyer këmbët sërish në fushë”, ka thënë Ferrara,“Do të rikthehemi në punë në mënyrë të relaksuar. Ky është një ekip i nivelit të lartë, duke shikuar këtë mbrëmje. Ne jemi të shqetësuar, por po ashtu të bindur se mund t’ia dalim mirë në të ardhmen”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...