Guti sezonin e ardhshëm tek Arsenali?
Mesfushorit të Real Madridit, Jose Maria Guti, i është thënë se është pjesë e planeve të menaxhmentit të ri të Los Blancos, mirëpo sipas një raporti, nga sezoni i ri ai do të luajë në Angli, pikërisht tek Arsenali.
“Marca” shkruan se trajneri i Mbretërve, Manuel Pellegrini, i ka thënë Gutit të qëndrojë në Bernabeu, pasi që ai bën pjesë në planet e tij, ndërkohë që drejtori gjeneral Jorge Valdano ka thënë se nuk do ta lëshojnë Gutin së paku edhe një sezon.
Megjithatë, ëndrra e spanjollit është që të luajë në Ligën Premier para se ta mbyllë karrierën, kështu që sezonin e ardhshëm pritet që ai të largohet në drejtim të Anglisë, ndërsa destinacioni më i mundshëm është Arsenali.
Category: Futboll

















0 Komente