Juventus 2-1 Real Madrid
Juventusi ka arritur të mposhtë Real Madridin me rezultat, 2-1, në kuadër të gjysmëfinales së Peace Cup.
Ish-lojtari i Real Madridit, Fabio Cannavaro, shënoi golin e parë të ndeshjes që në minutën e tretë, pas një gabimi të portierit të Realit, Jerzy Dudek.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 1-1, pasi përforcimi i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë, 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë ('41).
Juventusi arriti që ta rikthejë epërsinë 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të H. Salihamidzic, dhe ky ishte edhe goli vendimtar i ndeshjes, i cili i siguroi Juventusit kualifikimin për në finale të Peace Cup, ku do të takohet me Aston Villan e cila mposhti Porton me rezultat 2-1.
Category: Futboll
0 Komente