Lionel Messi - futbollisti më i mirë i LK
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel ka mbledhur dy çmime të UEFA-së, atë të Sulmuesit më të Mirë të Klubeve, dhe atë të Lojtarit më të Mirë në Ligën e Kampionëve, gjatë ceremonisë së sotme, ku u hodh edhe shorti për fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.
Çmimi për portierin më të mirë i takoi atij të Manchester United, Edwin van der Sar, ai për mbrojtësin më të mirë, John Terryt. Mesfushori më i Mirë u zgjodh ai i Barcelonës, Xavi Hernandez, ndërsa Sulmuesi më i mirë Lionel Messi, i cili morri edhe çmimin e Lojtarit më të Mirë.
Lista e konkurrentëve për çmimet dhe fituesit e tyre (me shkronja të trasha):
Portieri i vitit:
Petr Cech (Chelsea)
Victor Valdes (Barcelona)
Edwin van der Sar (Manchester United)
Mbrojtësi i vitit:
Gerard Pique (Barcelona)
John Terry (Chelsea)
Nemanja Vidic (Manchester United)
Mesfushori i vitit:
Steven Gerrard (Liverpool)
Xavi Hernandez (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)
Sulmuesi i vitit:
Samuel Eto'o (Barcelona, tash Inter)
Lionel Messi (Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Manchester United, tash Real Madrid)
Category: Futboll

















0 Komente