Palermo tërheq interesimin për Xhemajlin
Mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Granatas në sezonin e kaluar, ndërsa për të janë të interesuara skuadra të tilla, si Milan, Napoli, Udinese, Fiorentina dhe Palermo.
Mirëpo, sipas informatave të fundit, sicilianët e kanë tërhequr interesimin për tetovarin, edhe pse Palermo ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.
Torino dhe Palermo qe disa javë janë në bisedime për shqiptarin me pasaportë zvicerane, mirëpo presidenti i sicilianëve, Walter Sabatini ka thënë për Stadionews.it se Palermo nuk do ta transferojë Xhemajlin.
“Ne nuk do ta transferojmë këtë lojtar. Për ne, ky është një opsion i kaluar”, ka thënë Sabatini.
Category: Futboll

















0 Komente