Pellegrimi i shqetësuar me formën e dobët të Ronaldos

dardanmiftari | Friday, August 21, 2009 | 0 Komente

Drejtuesit e Real Madridit janë të shqetësuar rreth formës së dobët para-sezonale të transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Sport shkruan se mungesa e shkëlqimit të Ronaldos është duke shqetësuar Realin, përfshirë këtu edhe trajnerin Manuel Pellegrini, që është duke dështuar të gjejë një pozicion ideal për yllin portugez në sistemin e tij.

Po ashtu thuhet se Ronaldo është jo i kënaqur me situatën dhe i dekurajuar për formën e tij të dobët. Ndryshe nga Kaka, Ronaldo ende nuk e ka shijuar një paraqitje të madhe para-sezonale për Realin dhe shtypi madrilen ende kërkon arsye për të lëshuar lëvdata për heroin e ri.

Po ashtu Pellegrinit i është sugjeruar të shohë si opsionin të sakrifikojë kapitenin Raul për Ronaldon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...