Reali kërkon Maicon për Sneijder

dardanmiftari | Monday, August 03, 2009 | 0 Komente

Real Madrid është duke kërkuar që mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, të përfshihet në ofertën e nerazurëve për mesfushorin holandez Wesley Sneijder.
Dy klubet janë në biseda të avancuara për të arritur marrëveshje për transferimin e Sneijder në Giseppe Meazza. Për momentin Interi ka ofruar 12 milionë funte për Sneijder, që është pak e ulët në krahasim me çmimin që kërkon Reali. Por, edhe pse trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se Maicon nuk është për shitje, Tuttosport ka shkruar se Reali është duke kërkuar që në ofertën për holandezin të përfshihet edhe braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...