Rooney: Dua ta përfundoj karrierën te United
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirë që të qëndrojë te Djajtë e Kuq deri në fund të karrierës së tij.
“Gjithmonë kam thënë se e dua këtë klub dhe derisa të më dëshirojnë këtu, do të luaj këtu. Është shumë e thjeshtë”. “Nuk shoh ndonjë arsye pse do të dëshiroja të kaloj në një skuadër tjetër. Këtu marr gjithçka që dua”. “Familja ime është vetëm 30 minuta larg, jam i sistemuar këtu dhe sinqerisht nuk do të shkoj askund, përveç nëse më thotë ndryshe trajneri”, ka thënë Rooney për “The Daily Telegraph”.
Category: Futboll

















0 Komente