Toure: Dua Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se ai i është bashkuar këtij ekipi për të fituar Ligën e Kampionëve.
Ylli nga Bregu i Fildishtë u largua nga Arsenali këtë verë për të përforcuar mbrojtjen e Cityt, derisa ky klub dëshiron të ngrejë nivelin e lojës. Dhe një prej caqeve që lojtari ka me klubin e ri, është të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. “Kjo është një ëndërr dhe diçka pjesë e të cilës dua të jem. Njerëzit punojnë shumë për të arritur atje. Kemi parë çfarë ndodhi me Chelsean, pse jo Manchester City?”, ka thënë Toure.
Category: Futboll

















0 Komente