Zyrtare: Bassong kalon në Tottenham

dardanmiftari | Friday, August 07, 2009 | 0 Komente

Ekipi i Tottenhamit ka pohuar se ka arritur të angazhojë mbrojtësin e Newcastle United, Sebastien Bassong.
Mediat angleze një ditë më parë paralajmëruan se mbrojtësi i Newcastle është në prag të kalimit në radhët e Tottenham, ndërsa mbrëmjen e të enjtes kjo u bë edhe zyrtare.“Jemi të kënaqur që mund t’ju informojmë se kemi arritur marrëveshje me Newcastle për të transferuar Sebastien Bassong në Tottenham, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe i ka përcaktuar kushtet personale”, thuhet në deklaratën e Tottenham.Bassong u transferua në Newcastle verën e kaluar nga Metz dhe pati 34 paraqitje në sezonin e parë të tij në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...