Zyrtare: Milani pohon angazhimin e Huntelaar

dardanmiftari | Thursday, August 06, 2009 | 0 Komente

Ekipi i Milanit ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të transferuar sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar.
Drejtuesit e Milanit që mbrëmë pohuan se së shpejti do të angazhojnë një sulmues, ndërsa mediat në Itali ishin të sakta kur parashikuan se ai do të jetë Klaas-Jan Huntelaar, për të cilin rosonerët do të paguajë rreth 15 milionë euro. “Ekipi i Milanit ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar. Holandezi nesër do të arrijë për t’i kompletuar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2013”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...