Zyrtare: Salgado lojtar i Blackburnit

dardanmiftari | Wednesday, August 19, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Blackburn Rovers ka njoftuar se ka arritur të sigurojë shërbimet e ish-lojtarit të Real Madridit, Michel Salgado.

Këtë verë Salgado përfundoi qëndrimin dhjetëvjeçar te Los Blancos, ndërkohë që Blackburn vendosi ta transferonte spanjollin me përvojë.

“Ekipi i Blackburnit sot ka kompletuar transferimin e Michel Salgados. Ish-mbrojtësi i krahut i Real Madridit, është transferuar në Ewood Park si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...