Adriano dëshiron të kthehet në Evropë

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Adrianos ka deklaruar se sulmuesi i Flamengos dëshiron të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kontrata e 27-vjeçarit me Flamengon përfundon në maj të vitit të ardhshëm, mirëpo braziliani dëshiron që të luajë për një skuadër evropiane, ashtu që të sigurojë një vend te përfaqësuesja e Brazilit për Kampionatin e ardhshëm Botëror. “Erdha këtu që ta rigjej qëndrueshmërinë duke shënuar rregullisht. Tash e kam arritur këtë dhe ndjehem si lojtar krejtësisht tjetër”. “Jam i gatshëm për sfida të reja. Tash ëndrra ime është kombëtarja e Brazilit, dhe dëshiroj të luaj në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm”, është cituar më herët Adriano nga “Terra Esportes”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...