Anglia mposht Slloveninë, Holanda fiton ndaj Japonisë
Anglia është ‘nxehur’ me fitore në prag të ndeshjes me Kroacinë, duke mposhtur rezultat 2-1 Slloveninë, në miqësoren e zhvilluar në Wembley.
Një penalti e shndërruar në gol nga Frank Lampard ia dha epërsinë Anglisë që në pjesën e parë të ndeshjes (31’), para se zëvendësuesi Jermain Defoe të vazhdojë formën e tij të shkëlqyeshme duke dyfishuar epërsinë në pjesë të dytë (63’).Një gol i vonshëm i shënuar nga Zlatan Ljubijankic, vetëm se ngushtoi disavantazhin e mysafirëve (85’).Në miqësoren tjetër, Holanda ka shënuar fitore bindëse ndaj Japonisë me rezultat 3-0, që të tre golat të shënuar në pjesën e dytë (Van Persie 69’, Sneijder 73’ dhe Huntelaar 87’).Fitore në takim miqësor ka shënuar edhe Gjermania, që ka mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 2-0.
Category: Futboll

















0 Komente